A ka rrezik që kafshët e ngordhura nga përmbytja të përfundojnë mish e sallam në Tiranë?

Permbytjet ne Fier, Vlore dhe ne disa zona te tjera kane shkaktuar deme te medha ne familjet e ketyre fshatrave si ne orendi,etj, porse edhe ne kafshet shtepiake me te cilat mbajne jetesen e tyre. Mesohet se deri tani numri i bagetive te ngordhura eshte me mijera, ndersa disa qindra te tjera jane ne prang ngordhje dhe kasapet e ketyre zonave po i marrin per ti prere e per ti shitur ne tregun e mishit apo per ti nisur per Tirane ku ka konsumim te madh te mishit. Ka nevoje urgjente qe ministria e Bujqesise dhe Agjensia qe merret me Mbrojtjen e Konsumatorit ne ministri e ne keto rrethe te ushtroje masa te rrepta kontrolli qe keto bageti te groposen. Te groposen ne kushte sigurie edhe per banoret e zones qe te mos kete perhapje te semundjeve, porse ka lindur detyre urgjente qe te mos lejohen qe keto bageti te ngordhura ose qe jane "kandidate" per te ngordhur te mos mberrijne si sallam apo mish qe shitet neper tezga e kudo qe ka pika mishi. Ka informacione qe kontrollet po ushtrohen krahas ndihmes per zonat e permbyturave, porse edhe mish qe nga keto bageti po hidhet ne treg. Per te bindur se ky shqetsim eshte realitet mund te themi se mjafton qe policia te ushtroje kontrolle ne makinat nga daljet e zonave te permbytura te cilat kane bageti ne makina dhe gjoja i cojne per ti hedhur. Kurse disa makina te tjera jane kapur nga syri i njerezve te thjeshte te cilat kane kafshe ,siç thame "kandidatë" per te ngordhur , ne karrocerite e tyre dhe i çojne ne thertore me çmime fare te lira. Ndaj me mire edhe nje thirrje si kjo per autoritetet kompetente qe te kontrollojne edhe ne kete drejtim, para se te na ndodhin gjera qe rrezikojne jete.

Nuk eshte per panik ky lajm, pasi ministria e bujqesise mund te akuzoje per perhapje paniku (!), por ka nevoje qe kontrollet te jene urgjente qe te mos kete ngjarje te pa kendshme ne njerez nga ky konsumim mishi.

SHKARKO APP