Abuzimi seksual me pacienten, Drejtoresha: Në QSUT, por jo kur e drejtonim ne

Ndërsa hetimet për videoskandalin që tregon disa persona që ngacmojnë seksualisht një paciente në QSUT kanë nisur drejtoresha e këtij institucioni pranon se incidenti ka ndodhur në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”.

Megjithatë kujdeset të evidentojë faktin se ngjarja ka ndodhur kohë më parë pa e përcaktuar saktësisht se në çfarë kohe.

“Videoja nuk i përket kësaj periudhe por është e hershme. Ashtu siç mund të identifikohet qartazi në ambientet ku jemi tani në ambientet e Urgjencës së sëmundjeve të brendshme për ndryshimet që kanë ndodhur,” deklaroi mbrëmë Gerta Manastirliu në një prononcim për median nga QSUT.

Nga ana e saj Ministria e Shëndetësisë kërkon të hetohet vërtetësia e videos dhe të dënohen autorët dhe përgjegjësit.

Video u publikua në versionin online të gazetës DITA dhe pati reagime të ashpra. Disa orë më vonë video u çensurua nga vetë You Tube.

SHKARKO APP