Acari, Premçi: Rreth 30 mijë banorë të bllokuar nga dëbora

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi tha se aktualisht janë 14 njësi administrative të bllokuara nga dëbora me rreth 30 mijë banorë.

I ftuar në emisionin Ekopolitikë, Premçi tha se janë rreth 4 mijë banorë në kushte emergjence. Ai tha se rrugët nacionale janë të hapura.

Pjesë nga biseda: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Premçi: Një nga planet e masave është plani i masave për stinën e dimrit. Strukturat shtetërore kanë qenë të përgatitura, kurse popullata shqiptare nuk është sot në ato troje, ka qenë me shekuj para se të ekzistojë shteti shqiptar, çka ka eksperiencë në menaxhim. Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave civile fazën e parë e ka konsumuar më së miri nëpërmjet paralajmërimit. Rrugët nacionale janë të hapura. Ka pasur mangësi, pasi një pjesë kompanish nuk e kanë marrë seriozisht ditët e para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në ditët në vijim, bashkëpunimi ka qenë më i mirë. Sot mund të themi që përgjithësisht, segmentet nacionalë janë të kalueshme. Një pjesë e tyre është me zinxhirë. Ende ka disa zona rurale që nuk janë të hapura. Janë tre njësi administrative në Shkodër, dy në Malësinë e Madhe, tre në Pukë, 1 në Tropojë, tre njësi në Kukës, dy në Dibër, një në Bulqizë. Ushtria po shpërndan ndihma për këta banorë. Rreth 30 mijë banorë, që nuk janë tërësisht të izoluar. Ata në kushte ekstreme janë rreth 4 mijë banorë.

Ndërsa eksperti Alfred Olli u shpreh se ideja e paralajmërimit të shpejtë ka disa vite që po aplikohet.

“Për mendimin tim është lajmëruar opinioni publik në kohë.

U tejkalua ajo masë që u paralajmërua nga Drejtoria e Emergjencave civile me thirrje: mos dilni nga shtëpia, po bëhet kiameti.

Në vitin 2012, ka pasur më shumë reshje dëbore. Nuk kanë qenë temperatura, por bllokimet kanë qenë shumë herë më masive.

E para nuk ka dislokim të forcave operacionale në terren pranë qendrave më të prekura.

Shkodra, Kukësi, Dibra dhe Korça kërkon angazhim të fuqishëm të forcave operacionale. Forcat e Ushtrisë kanë mjetet e nevojshme.

Duhej futur në përdorim Policia e Shtetit.

Duhet të angazhoheshin forcat operacionale të Ministrisë së Bujqësisë nëpërmjet bordeve të kullimit që kanë mjete borëpastruese.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura është shumë larg të qenit në krye të detyrës”- u shpreh Olli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?