FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Administrata shtetrore, nuk more 50 pikë në testim, largohesh nga puna

Drejtoresha e DAP, Albana Koçiu ka shpjeguar për Ora News se nëse punonjësit e administratës që rezultojnë mbetës nuk arrijnë të kalojnë as trajnim 3-mujor ata do të duhet të lenë vendin e punës.

“Ata që vlerësohen jo kënaqshëm që marrin një maksimum pikësh deri në 50 pikë nga 100 që është totali ata do ti nënshtrohen një trajnimi të posaçëm 3-mujor së bashku me supervizim nga eprori i tyre i drejtpërdrejtë. Në përfundim të periudhës 3-mujore nëse përsëri rezulton që punonjësi nuk është i aftë për ti demonstruar dhe përvetësuar njohuritë e reja aty do të duhet pastaj të lërë vendin e punës”,  tha Albana Koçiu.

Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, testimi synon përditësimin e njohurive dhe do të përsëritet çdo 4 vite. Punonjësit e administratës do t’u duhet gjithashtu të shfletojnë literaturën e posaçëm përpara se ti nënshtrohen testimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Punonjësit do të duhet që në interval 4-vjeçare t’i nënshtrohen vlerësimeve periodike lidhur me përditësimin e njohurive që duhet për të ushtruar funksionet e tyre”, tha Koçiu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Testimi që do të peshojë njohuritë e punonjësve të administratës me statusin e nëpunësit civil do të jetë me shkrim dhe me gojë. Lista e punonjësve që do t’i nënshtrohen këtyre vlerësimeve ka filluar të hartohet nga DAP dhe pritet që në ditët në vijim punonjësit të njoftohen si dhe t’u jepen orientimet para provimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?