Administratori i OSHEE inspekton zonat e përmbytura në Fier e Vlorë

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) Z. Adrian Cela, inspektoi sot zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut në qarkun e Fierit dhe Vlores.

Z. Cela shoqëronte në këtë vizitë Kryeministrin Z. Edi Rama dhe prefekten e Qarkut të Vlorës Etjona Hoxha, gjatë inspektimeve për argjinaturën e Selevecit e cila u dëmtua nga vërshimi i ujërave të lumit Vjosa.

Administratori Cela pa nga afër edhe punën për riparimin e defekteve të krijuara në rrjetin elektrik si pasojë e shirave intensive në këto zona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u ndal në fshatin Cerven, komuna Frakull në qarkun e Fierit, e përmbytur nga dalja prej shtratit e lumit Vjosa ku prej disa ditësh ka munguar edhe energjia elektrike për shkak të rrëzimit të shtyllave të linjave të tensionit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sajë të punës intensive të kryer nga grupet e OSHEE, u arrit që të normalizohet situata në zonat e përmbytura dhe të rikthehet energjia elektrike.

Vetëm gjatë ditës së sotme punonjësit e OSHEE, vunë në eficencë 6 shtylla në fshatin Cerven.  Administratori i OSHEE, z.Cela kreu takime me drejtuesit e drejtorive rajonale të OSHEE në Fier, Lushnjë dhe Divjake ku jo vetëm u analizua situata e emergjencës, por dhe për problematikat  e tjera që lidhen me nivelin e arkëtimeve dhe aksionin e ndërprerjes së lidhjeve të paligjshme dhe penalizimit të vjedhësve të energjisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?