Admir Tafili: Akuzat e rreme, Kristi Pine ishte me mua në burg kur kanë ndodhur 2 -3 ngjarje

Nga burgu i Peqinit ku Admir Tafili, i cili vuan dënimin me burg për jetë dhe që akuzohet se drejtonte një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë dhe shpërthime me eksploziv, i mohon të gjitha akuzat.

Në një lidhje telefonike për Ora News Admir Tafili thotë se Qefalinë dhe Pinen i njihte gjatë kohës së vuajtes së dënimit në burg por nuk ka lidhje me krimet për të cilat ata akuzohen.

Madje hedh dyshime se ato nuk mund të jenë as autorë të këtyre krimeve. Për Kristin Pinen, Tafili thotë se ka qenë në burg kur kanë ndodhur 2- 3 ngjarje për të cilat akuzohet grupi kriminale.

Admir Tafili: “Janë të gjitha akuzat të rreme dhe nuk kanë lidhje. Dy personat i njoh se i kam pasur në burg. Një në Bradashesh, por nuk kam asnjë lidhje me ato krime që thuhet nëse dhe ato i kanë bërë.

Është e pabesueshme edhe nëse unë do të isha jashtë të kryen ato krime, sepse askush nuk mund të urdhërohet të vrasë. Por shteti po fut shumë familje në hasmëri me këto deklarata
Në nëntor 2013 e kam njohur Alfred Qefalinë unë kam kontaktuar me Fredin në telefon për ti kërkuar makinën, dhe ai as nuk i kam treguar se përse e doja makinë.

Ndërsa Kristi Pinen e njoh në Bradashesh. Unë habimet se për disa vepra kriminale që lexoi zv/drejtori, Kristi Pine ka qenë me mua në burg. Kur i bëri Kristi Pine krimet? Nga burgu apo i dha urdhrat nga unë prej Bradasheshit? Të shohin datat a korrespondojnë. Apo doli Kristi Pine natën nga burgu dhe erdhi ditën.

Nuk më kanë marrë asnjëherë në pyetje, të paktën a korrespondojnë datat, provat. Janë njerëz të papërgjegjshëm, unë s’i kuptoj.

Apo kanë mbejtur ngjarje pa u zbardhur dhe hajde… Edhe po të isha jashtë është e pabesueshme që ato të marrin urdhra për vrasje pasi ata nuk janë adoleshentë”

SHKARKO APP