Adriana Kalaja: SPAK nuk bën asgjë, kushti ynë kryesor, lirimi i Sali Berishës
Një prej organizatoreve të protestës pranë bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja e ka pranuar me zë dhe figurë se qëllimi kryesor i kësaj proteste është heqja e arrestit shtëpiak për Sali Berishën nën akuzë për aferën Partizani.
Qëllimi kryesor i protestës, tha Adriana Kalaja, është lirimi i Berishës, që sipas saj është në “arrest politik”.
“SPAK nuk bën asgjë. E kam deklaruar dhe e deklaroj ne kushtin kryesor kemi lirimin e zotit Berisha nga arresti politik. Asnjë aksioni i joni nuk ka vlerë pa këtë hap”, tha Kalaja.