Adriatik Lapaj te emisioni KOHA JONE-DEBAT: Ose Florian Binaj kandidat për Tiranën ose nuk kemi punë me PD!
Sonte startoi emisioni i ri KOHA JONE-DEBAT me drejtues Nikoll Lesi. I ftuari i parë ishte Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”.
Emisioni, si fillim, do të transmetohet çdo të mërkurë në www.kohajone.com, në youtube, instagramin, tik tok dhe facebook e KOHA JONE.
Lapaj i pyetur nga drejtuesi i emisionit për emrin e kandidatit për kryetar Bashkie në Tiranë, tha prerë: Vetëm Florian Binaj që është gjithëpranuar nga të gjitha partitë e opozitës si kandidat për kryebashkiak.
Nikoll Lesi: Po nëse PD-ja nuk e pranon Florian Binaj si kandidat për zgjedhjet e vitit 2027, si do të veproni?
Adriatik Lapaj: Vetëm Florian Binaj do të jetë se është gjithëpranuar nga të gjitha partitë e opozitës si kandidat për kryebashkiak. Dhe vetëm ai do të jetë!
Nikoll Lesi: Berisha dhe PD kanë deklaruar se ai ishte kandidat për rast emergjence, sepse do të kemi tjetër kandidat të përbashkët.
Adriatik Lapaj: Nëse PD vendos tjetër dhe nuk është Florjan Binaj, ne nuk kemi asnjë punë më me PD! Por nëse Florian Binaj tërhiqet nga gara atëhere ne si parti kemi dy figura shumë të rëndësishme për Tiranën si kandidat. Do zgjedhim njerin ose njerën!
Nikoll Lesi: Pra opozita prapë e përçarë në zgjedhjet vendore? Atëhere e fiton Rama bashkinë e Tiranës!

KOHA JONË SONDAZH
Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?
Results
Vota totale: 6894

