Agjenti i antidrogës dhunohet nga 3 vetë në autobusin e Kamzës, po shkonte në punë

Si çdo ditë është nisur me autobusin e Kamzës për të shkuar në punë, por sot persona të paidentifikuar e kanë rrahur pasi kanë tentuar t’i vjedhun portofolin. Pre e sulmit ka rënë një agjent i antidrogës, i cili është sulmuar në momentin që ndodhej në autobus nga 3 persona.

BalkanWeb raporton se agjenti ka arritur t’i kapë në momentin që po i merrnin portofolin nga xhepi, por tre personat ia kanë kthyer me shqelma e grushte, duke i thyer nofullën në dy vende.

Mësohet se agjenti është dërguar në për kurim në QSUT, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?