Agron Duka: Bujqësia është i vetmi shpëtim për Shqipërinë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, thotë se bujqësia është i vetmi shpëtim për Shqipërinë. Në rrjetin social Facebook, Duka thotë se Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve. Duke ju referuar të dhënave të Bankës Botërore për vlerën e shtuar të bujqësisë të shprehur si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Duka shprehet se Shqipëria ka përqindjen më të lartë në të gjithë Europën.

“Këto shifra shqetësuese tregojnë se beteja e Partisë Agrare Ambientaliste për subvencione direkte, për heqjen e TVSH-së nga imputet bujqësore për naftë pa akcizë për fermerë etj. është e drejtë dhe e domosdoshme sepse do t’i bënte produktet shqiptare të konkurueshme në tregun vendas”, shprehet kreu i PAA-së.

Zgjidhja e këtij paradoksi, thotë Duka, është e vetmja rrugë për të rimëkëmbur jo vetëm bujqësinë, por gjithë ekonominë kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë i Agron Dukës

Swiss Digital Mobile Reklama

Bujqësia është i vetmi shpëtim për Shqipërinë

Shqipëria është vendi më bujqësor i Europës, por ka peshën më të lartë të ushqimeve të importuara ndaj totalit të importeve. Nga të dhënat e Bankës Botërore për vlerën e shtuar të bujqësisë të shprehur si përqindje të Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria ka përqindjen më të lartë në të gjithë Europën.

Këto shifra shqetësuese tregojnë se beteja e Partisë Agrare Ambientaliste për subvencione direkte, për heqjen e TVSH-së nga imputet bujqësore për naftë pa akcizë për fermerë etj. është e drejtë dhe e domosdoshme sepse do t’i bënte produktet shqiptare të konkurueshme në tregun vendas.

Zgjidhja e këtij paradoksi, vendi më bujqësor që importon ushqime, është e vetmja rrugë për të rimëkëmbur jo vetëm bujqësinë, e cila është bindshëm shpresa e vetme për një të ardhme më të mbrothtë, por gjithë ekonominë kombëtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?