Aksident i rëndë në aksin Korçë-Kapshticë, shoferi në rrezik për jetën
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Kapshticë.
Mësohet se nga ky aksident ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia bën me dije se makina tip “Benz” ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Neviçisht, dhe është përplasur më pas me barrierat në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit

