Berisha në Strasburg: Kur 90% e mediave kontrollohet nga qeveria, pluralizmi bëhet fiktiv

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ngriti shqetësimet e tij lidhur me lirinë e medias dhe pluralizmin në Shqipëri.

Në fjalimin e tij, Berisha theksoi se mbi 90% e mediave kontrollohet nga qeveria dhe interesa të lidhura me të, ndërsa pjesa tjetër përballet me presione dhe sulme.

“Raportet më serioze ndërkombëtare dëshmojnë se në Shqipëri mbi 90% e mediave, përfshirë mbulimin e lajmeve, debatet dhe editorialet, kontrollohen nga kryeministri, narkoqeveria e tij dhe bizneset e oligarkëve të tij. Në një kontekst ku 90% e mediave kontrollohet nga interesat politike dhe ekonomike të qeverisë, “e keqja banale” pushon së qeni një seri gabimesh rastësore dhe shndërrohet në një sistem operativ dhe ky është pikërisht rasti i Shqipërisë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha tha se kontrolli i gjuhës dhe informacionit dëmton mendimin e pavarur dhe e bën pluralizmin politik fiktiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Gjuha kthehet në një lloj “burgu pa mure”, ku fjalët përdoren për të parandaluar mendimin e pavarur përpara se ai të lindë. Korruptimi i gjuhës është me distancë mjeti më i fuqishëm dhe më i padukshëm i “të keqes banale. Korruptimi i gjuhës shënon shkatërrimin e kontratës themelore mes njeriut, shoqërisë dhe së vërtetës. Korruptimi i gjuhës korrupton mendimin: liria bëhet fiktive, pluralizmi politik zëvendësohet nga pluralizmi burokratik, dhe ky është realiteti i sotëm në Shqipëri, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?