Aksident i rëndë në Gjorm të Vlorës/ Makina del nga rruga, 3 të plagosur, mes tyre fëmijë
Këtë të shtunë rreth orës 13:00, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në fshatin Gjorm, në aksin përgjatë lumit të Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur jashtë saj.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se si pasojë e aksidentit të dëmtuar janë shtetasit: Adriana Shakaj, 18-vjeçe; Elvis Shakaj, rreth 12-vjeç; Nertila Shakaj, 41-vjeçe; Dallandyshe Kananaj, 68-vjeçe, si dhe vetë drejtuesi i mjetit.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët po japin ndihmën e parë për të lënduarit dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shkaqet e të cilit mbeten ende të paqarta.

KOHA JONË SONDAZH

