Aksident i rëndë në Milot, 6 të plagosur
Aktualitet E Diel, 2 Maj 2021 02:15
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Milot, teksa gjashtë persona u plagosën nga përplasja e dy makinave.
Nuk dihen saktësisht shkaqet apo rrethanat e aksidentit, por thuhet se njëra nga makinat ka qenë me shpejtësi.
Fatmirësisht nuk pati viktima, por gjashtë persona u lënduan.
Katër prej tyre u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë ndërsa dy në atë të Lezhës.
KOHA JONË SONDAZH

