Aksident i rëndë në Tiranë-Vorë, ‘një i vdekur’
Aktualitet E Hënë, 31 Maj 2021 05:35
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Tiranë-Vorë. Aksidenti ka ndodhur në rrugën dytësore në Vorë, ku makina tip “Ford” me targa “DR 5428 E” është përplasur me një kamion.
Raportimet e para flasin për një të vdekur, megjithatë kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht. Thuhet se viktima është personi që drejtonte mjetin tip “Ford”.
Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta.

