Aksident në dalje të tunelit të Elbasanit, vdesin dy vajza dhe dy në gjëndje kritike për jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur sonte në aksin Elbasan-Tiranë, në dalje të tunelit të Krrabës, ku një mjet tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 vajza.

Mësohet se fatkeqësisht 2 nga vajzat kanë ndërruar jetë dhe dy janë plagosur, ku njera ndodhet në gjëndje kritike për jetën. Vajzat që kanë ndërruar jetë janë një 23 dhe tjetra 21-vjeçare.

Shoferi i makinës që goditi makinën ku ndodheshin katër vajzat është një 58 vjeçar me emrin Behar Pema. Ai ishte në gjëndje të dehur dhe udhëtonte me shpejtësi sketerrë, raporton BW.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, një mjet tip “Benz”,  dyshohet se  ka goditur mjetin  tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në  spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e plagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit. Mësohet se mjeti tip Benz që ka goditur mjetin ku udhëtonin katër vajzat, ka qenë me shpejtësi shumë të madhe.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?