Aksident me vdekje në Lezhë-Fushë Milot, automjeti përplas kalimtarin

Një këmbësor humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 20:00 në afërsi të Fushë-Milotit, ndërsa vitimë e aksidentit ka mbetur Pjeter Lleshi, 48-vjeç, nga fshati Dom i Pukës.

Viktima ka qenë duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur është pëplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga shtetasi Leks Hamataj.

Përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 48-vjeçarit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në polici.

Nga hetimet e para është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës nga 48-vjeçari si dhe shpejtësia mbi normat me të cilën lëvizte automjeti, duke mos i dhënë mundësi për të manovruar.

Policia ka bërë të ditur se pritet që të merret në pyetje drejtuesi i mjetit për të sqaruar edhe rrethanat e plota të aksidentit.

Kjo është viktima e tretë që shënohet në harkun kohor të 48 orëve në supërtradën Lezhë-Fushë Krujë.

SHKARKO APP