Aksident në aksin Gostivar-Kërçovë, 29-vjeçari shqiptar humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë

Një 29-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti me motor në aksin rrugor Gostivar-Kërçovë, në Maqedoninë e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 9 gushtit, rreth orës 08:10. Policia e Gostivarit është njoftuar nga Qendra e Urgjencës pasi i riu është dërguar për ndihmë mjekësore me dëmtime të rënda trupore.

Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, 29-vjeçari me inicialet O.Q., i cili qëndron përkohësisht në fshatin Mavrovë, ishte duke udhëtuar me një motoçikletë tip “Yamaha”, me targa të Gostivarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksidenti ka ndodhur pranë një guroreje, ku dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe është rrëzuar në rrugë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet policore, të cilat kanë kryer këqyrjen e zonës dhe kanë mbledhur të dhënat e para për dinamikën e aksidentit.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota në të cilat ndodhi aksidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?