Aksident në Elbasan, përplasen 4 makina

Një aksident raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:00 në dalje të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se në këtë aksident janë përfshirë 4 automjete. Ndërkaq, nga informacionet paraprake nuk raportohet për viktima, por vetëm për të plagosur lehtë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia që po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?