Aksident në Fushë-Krujë-Vorë, tre të plagosur në gjendje të rëndë

Tre persona janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën Fushë-Krujë Vorë, në afërsi të urës së Gjoles.

Dy automjete, njëri tip Fiat me targa AA204GL dhe një veturë Lancia me targa AA199JZ janë përplasur dhe kanë lënë të plagosur tre persona.

Dy nga të plagosurit janë Tomorr Halili dhe Maliq Strafuka, ndërsa identiteti i personit të tretë nuk dihet ende.

SHKARKO APP