Aksident në Transballkanike, shoferi kalon me të kuqe dhe përplas një këmbësore

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesnatës në rrugën Transballkanike, pranë zonës së ish-Hipotekës në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Porsche”, me ngjyrë të bardhë, ka goditur një vajzë të re teksa ajo po kalonte rrugën në vijat e bardha. Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

E dëmtuara është transportuar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë për të kryer veprimet e para hetimore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dëshmive të disa personave që ndodheshin pranë vendit të aksidentit, automjeti dyshohet se ka hyrë në kryqëzim pasi ka kaluar semaforin me dritë të kuqe. Megjithatë, këto pretendime do t’i nënshtrohen verifikimeve nga grupi hetimor përmes pamjeve të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen shëndetësore të të resë, ndërsa identiteti i drejtuesit të automjetit ende nuk është bërë i ditur.

Policia e Vlorës vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e autorit që u largua nga vendi i ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?