Aksident te Unaza e Madhe e Tiranës

Një aksident rrugor ka ndodhur afër orës 12 të natës në Unazën e Madhe, në segmentin pranë Kopshtit Zoologjik.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat punuan për nxjerrjen e të aksidentuarit si dhe normalizimin e trafikut e sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Mësohet se një makinë e cila udhëtonte nga Astiri drejt TEG e cila ishte me shpejtësi 125 km/orë ka hyrë në kthesën e padukshme të Unazës, por në rrugë kishte ndaluar një makinë me difekt, dhe e ka goditur nga pas makinën duke u rrokullisur disa dhjetra metra në Unazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpejtësia e lartë nuk ka krijuar mundësi që shoferi të manovrojë për të eleminuar goditjen. Shoferi 27 vjeçar është dëmtuar rëndë, ku rrezikon të humbë dyja këmbët si pasojë e përplasjes, thonë burimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unaza e Madhe është kthyer në burime aksidentesh pasi shoferët ecin shumë shpejt. Disa kthesa të padukshme në këtë Unazë janë kthyer në përplasje deri edhe me vdekje.

Pas kësaj ndodhie policia e Tiranës ka ngritur dronë dhe ka montuar kamera kudo në Unazën e Madhe për të kontrolluar lëvizjet e çdo mjeti.

(kliko videon)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?