Aksident tragjik në Fishtë, ”Audi” përplas 12-vjeçarin me monopatinë. Humb jetën rrugës për spital

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e kësaj të enjte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Fishtë, duke i marrë jetën një 12-vjeçari. Sipas informacioneve paraprake, fëmija po udhëtonte me monopatinë kur u përplas nga një automjet. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së aksidentit. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga policia. 12-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Drejtuesi i mjetit tip ”Audi” udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Fishtës, sëbashku me bashkëshorten dhe fëmijën e mitur. Pavarësisht se makina ka dalë nga rruga, ata nuk kanë pësuar lëndime.

”Informacion paraprak-Rreth orës 20:10, në aksin e vjetër rrugor Blinisht–Fishtë, në fshatin Fishtë, automjeti me drejtues shtetasin E. K., rreth 33 vjeç, ka aksidentuar një të mitur, rreth 13 vjeç, i cili lëvizte me monopatinë. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka ndërruar jetë. Shtetasi E. K. është shoqëruar në Komisariat për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit”,-informon Policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritje e numrit të aksidenteve

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat e Policisë së Shtetit, të përpunuara nga INSTAT, tregojnë se në muajin korrik 2026 janë regjistruar 165 aksidente rrugore, në të cilat 235 persona kanë mbetur të aksidentuar (të vrarë dhe të plagosur). Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, situata paraqitet dukshëm më e rënduar.

Në korrik 2025 u shënuan 131 aksidente dhe 194 persona të aksidentuar. Kjo do të thotë se brenda një viti numri i aksidenteve u rrit me 34 raste, ose rreth 26%, ndërsa numri i personave të vrarë dhe të plagosur u shtua me 41, me një rritje prej rreth 21%.

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet dhe përdorimin e teknologjisë për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve, përmes radarëve e mjeteve inteligjente. Autoritetet kanë paralajmëruar edhe zgjerimin e sistemeve të monitorimit përmes projektit “Smart City”, me synimin për të ulur ndjeshëm numrin e aksidenteve.

Objektivi i deklaruar është përgjysmimi i aksidenteve rrugore deri në vitin 2030. Megjithatë, rritja e regjistruar gjatë këtij viti tregon se rruga drejt këtij synimi mbetet e gjatë dhe kërkon masa më efektive për sigurinë në rrugë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 3639 (71.5%)
Jo 1454 (28.5%)

Vota totale: 5093