Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën 20-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë pasdite në Ksamil, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”. Drejtuesi i një furgoni, shtetasi Antonio Mateli, rreth 20 vjeç, banues në Ksamil, ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, si pasojë e plagëve të marra nga aksidenti. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e aksidentit. Pritet që autoritetet të japin më shumë detaje në vijim lidhur me mënyrën se si ka ndodhur ngjarja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?