Aksident tragjik në Kurbin, një i vdekur dhe një i plagosur
Aktualitet E Martë, 1 Qershor 2021 17:59
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Kurbin, në vendin e quajtur ‘Gurra’.
Bëhet e ditur se një ‘Benz” është përplasur me një motor, ku ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit dhe pasagjeri i tij është në gjendje të rëndë. Nga ana tjetër polica bën të ditur se ka shoqëruar drejtuesin e Benzit.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

