Aksidentet nga lodhja, këshillat nga drejtuesit e policisë: Mos shpejtoni

Në sezonin veror, aksident autombolistike me pasojë vdekjen, janë më të shumta. Mbi këtë rritje të frikshme të aksidente ditëve të fundit, drejtuesit e policisë kanë disa këshilla.

Parakalimi i gabuar i dy mjeteve është shkaku i aksidentit të rëndë në kryqëzimin e Blinishtit në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një person humbi jetën ndërsa 6 të tjerë mbetën të plagosur.

Për të bërë analizën e ngjares, në terren zbriti vetë drejtori i policisë rrugore i cili ka këtë apel për drejtuesit e mjeteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qytetarët që udhëtojnë nga jashtë në Shqipëri ose anasjelltas duhet të gjejnë kohë të pushojnë pasi kemi konstatuar shumë aksidente si pasojë e lodhjes. Prezente janë edhe tejkalimi i shpejtësisë dhe përdorimi i celularit. Për të gjitha këto shkelje në do vijojnë edhe me nënshkrimet”, tha Mitat Tola, drejtori i policisë rrugore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tola nga ana tjeter foli edhe për nevojën e një riorganizimi të punës së policisë rrugore. “Patrullat tona nuk duhet të jënë statike, duhet të lëvizin në mënyrë që qytetarët të mos mendojnë se sa kaluan një patrullë s’ka më polici dhe të rrisin shpejtësinë, në mënyrë që të jemi sa më prezent në rrugë”, thotë Tola.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?