Aksidenti i Ahmetajt, Manjani: Ç’njerëzore, urrehet se merret me politikë
Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u përfshi pasditen e së dielës në një aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës në Maqedoni. Edhe pse gjendja shëndëtesore e ish-Ministrit është drejt normalizimit, nga ana tjetër portalet raportuan mbi shkaqet e aksidentit.
Për ish-Ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, lajmet se me kë ishte në makinë, se makina ishte pa siguracion apo edhe se shkak ishte lagështira, janë jashtë njerëzores.
Në një postim në rjetin e tij social facebook mbi këtë ngjarje, Manjani shkruan se në vend që të shkruhet një urim që shpëtuan të gjithë por u morën me elementë të parëndësishëm. “O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshin; apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet! Kaq pak njerëzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë”,-shkruan Manjani.
“O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshin; apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet! Kaq pak njerëzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë? Pse merresh me politikë duhet patjetër të vdesësh në aksident që tu dhimbsesh lajmeve?! Kulmi!!! Poshtërsi njerëzore! Nuk mund të shkojë urrejtja deri këtu”-shkruan Manjani.
Statusi i plotë
Makina e përmbysur e Arben Ahmetajt në Maqedoni ishte një pamje shokuese! Mrekullisht Beni dhe të tjerët në atë makinë kanë shpëtuar! Jetë e dytë pa dyshim! Kulmi është tek lajmet çnjerëzore që emetohen këtu. “Me kë ishte në makinë Beni”? “Makina ishte pa siguracion”!!! “Shkaku nuk ishte lagështira”!!! E të tjera si këto!
O zot çfarë kafshërie! Po si nuk shkruajti dikush: të shkuara qofshin; apo lavdi zotit që shpëtuan ata që ishin në atë mjet! Kaq pak njerëzillëk paska mbetur?! E gjitha kjo pse në atë mjet ishte Ben Ahmetaj?! Po pse more njeriu duhet urryer kaq shumë?
Pse merresh me politikë duhet patjetër të vdesësh në aksident që tu dhimbsesh lajmeve?! Kulmi!!! Poshtërsi njerëzore! Nuk mund të shkojë urrejtja deri këtu! Çfarë rëndësie ka kishte apo jo siguracion makina, para urimit për jetën! Dhe Beni e të gjithë aty duhen Uruar që kanë shpëtuar!
Bëhuni të njerëzishëm o njerëz! Nuk gjykohen e as dënohen njerëzit me vdekje pse merren me politikë! Qofshin të shkura i uroj me shpirt e zemër Arben Ahmetajt dhe të gjithëve që ishin në atë mjet! Shijojeni jetën, pavarësisht histerisë së çnjerzores me fytyra njerëzish!

