Aksidenti ku humbi jetën fëmija 5 vjeç, arrestohet 51-vjeçarja

Policia në Elbasan ka arrestuar në flagrancë 51 vjeçaren K.L, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas burimeve mësohet se 51 vjeçarja është gjyshja e djalit që humbi jetë nga aksidenti tragjik.

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan, ku si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Njoftim

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, në përfundim të veprimeve të para hetimore arrestuan në flagrancë shtetasen: K.L., 51 vjeçe, banuese në Peqin, për veprën penale, ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasja K.L., duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në aksin rrugor Elbasan- Peqin, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin H.S., banues në Elbasan.

Për pasojë është plagosur jashtë rrezikut për jetën drejtuesja e mjetit ” Fiat” si dhe ka humbur jetën pasagjeri shtetasi L.S., 5 vjeç, banues në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?