Aksidenti me 46 viktima, mediat flasin për 30 mijë fishekzjarre dhe çisternë nafte

Shkaqet e tragjedisë me 46 viktima në Struma të Bullgarisë, janë ende enigmë. Në rrugë jo zyrtare, po raportohet se autobusi i kompanisë “Besa Trans”, që kryente linjën Shkup-Stamboll-Shkup, po transportonte me vete 30 mijë fishekzjarre kontrabandë, ndërsa para tij ka qenë një çisternë nafte me 1 mijë litra.

Nisur nga dëshmia e njërit prej 7 të mbijetuarëve të tragjedisë së djeshme se dëgjoi një shpërthim të fortë dhe faktit se autobusi u dogj plotësisht brenda 2-3 minutash ka ngritur dyshimet se prapa këtij aksidenti ka shkaqe të tjera përveç pakujdesisë së shoferit, i cili raportohet se ka qenë në gjumë në timon.

Media ”Infomax” shkruan se referuar zbulimeve paraprake të policisë bullgare, autobusi u dogj plotësisht brenda më pak se 2-3 minutash, që fakt që shpjegon numrin e madh të viktimave.

SHKARKO APP