Aksidenti tek Uji i Ftohte – Dëshmia e pasagjerëve: Ndihmuam njëri tjetrin të dilnim nga autobusi
Pasagjerët që udhëtonin në autobusin e linjës Athinë-Tiranë tregojnë se momentin kur autobusi u përmbys pranë Ujit të Ftohtë.
Ata thonë se kanë ndihmuar njëri tjetrin për të dalë nga autobusi duke thyer xhamat dhe dritaret.
Pasagjerët thonë se në autobus ka pasur dhe fëmijë e gra, por fatmirësisht nuk ka persona që janë në rrezik për jetën. Raportimet më të fundit tregojnë se një ndër të plagosurit është një fëmijë 1 vjeç
Një pasagjer: ” Isha rrugës nga Greqia për të ardhur në Shqipëri. Në atë moment isha në gjumë e nuk kam marrë vesh asgjë vetëm kur e pashë veten jashtë. Në autobus ka pasur gra dhe fëmijë
Pasagjeri tjetër: Po vija nga Athina e do të shkoja në Durrës. Tek kthesa ndodhi aksidenti. Mbase pak shpejtësi, ose dhe lagështia por nuk di të them mirë shkakun pse mund të ketë ndodhur. Thyem dyert e autobusit dhe dolëm duke ndihmuar njëri tjetrin
Të aksidentuarit nuk kanë lëndime që mund ti rrezikojnë jetën. Kryesisht ata kanë fraktura
Njoftimi i policise per aksidentin
Në orën 04:40 njoftohemi se në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në një kthesë, autobuzi i linjës Tiranë -Athinë, me targa TR 5631 U, me drejtues shtetasin I.F,ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë janë dëmtuar 28 pasagjerë, ndër të cilët një fëmijë 1 vjeç.
KOHA JONË SONDAZH

