Aksidentoi tre policië, arrest me burg për Arnold Kolën

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Arnold Kolën, i cili mbrëmjen e së dielës aksidentoi tre policë në Kamëz, ku një prej tyre humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Ndërkaq, pas kësaj ngjarjeje ka ardhur dhe reagimi i qeverisë e cila ka hartuar tashmë edhe paketën ligjore për amendiin e Kodit Penal, duke propozuar që çdo shofer i dehur apo nën efektin e lëndëve narkotike nuk do të mund të favorizohet më nëse shkakton një aksident me pasojë plagosje apo vdekje.

Konkretisht, eskpertët e Ministrisë së Brendshme propozojnë deri në 18 vite burg për këdo që shkakton një aksident me pasojë vdekjen sic ishte rasti më i fundit ku efektivi i policisë në Kamëz u aksidentua nga një shofer me precedent në shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe nën efektin e alkoolit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?