Aksioni policor i koduar “Koordinata”, asgjëson 223 bimë kanabisi në Fier, vë në pranga 24-vjeçarin

Në qarkun e Fierit vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në kuadër të operacionit antikanabis të koduar “Koordinata”.
Në një njoftim për mediet, Policia e Shtetit bën me dije se është goditur një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ndërsa është vënë në pranga autori.

Sipas njoftimit, në vijim të operacionit kombëtar të koduar “Koordinata”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, gjatë kontrollit të territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, në vendin e quajtur “Kodra e dafinave”, në fshatin Gjorgoz, kanë konstatuar një parcelë në të cilën ishin kultivuar 223 fidanë narkotikë kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën dhe kanë vënë në pranga autorin e dyshuar të rastit, shtetasin Renaldo Muskaj, 24 vjeç, banues në Cakran, ndërsa fidanët u asgjësuan nëpërmjet djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?