FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës për komentet mbi bizneset: Qesharake, po kthehesh në komunizëm dixhital

Aktivisti Andi Tepelena nga protesta përballë Kryeministrisë, i është kundër përgjigjur drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare. Tepelena tha se kjo është një formë e komunizmit të moderuar, një formë e shtetit për të terrorizuar qytetarët e fjalën e lirë.

”Armiq që duan të dëmtojnë turizmin dhe ekonomisë shqiptare. Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital ,do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për revieë kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë.

Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital, kur ti akoma ke zbuluar kush hoqi flamurin nga ambasada e Izraelit, kush janë agjentët e Iranit e të tjerë, si mund të zbulosh ata që janë armiqtë tanë që duan të shkatërrojnë ekonominë dhe turizmin. Kjo është e turpshme dhe e rrezikshme. Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?