Akull në autostradën Tiranë-Durrës, përplasen 8 makina
Aksidneti ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, ndërsa shkak është bërë ngrirja e ujit në një pjesë të rrugës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj bëri të ditur për BalkanWeb se në afërsi të mbikalimit të Shën Vlashit është bllokuar një kanal, duke bërë që uji të vërshojë në autostradë, ku ngrin menjëherë si pasojë e temperaturave disa gradë nën zero.
Po ashtu edhe policia rrugore e Durrësit apeloi që në këtë segment të hidhet kripë, pasi ngricat dhe akulli po kthehen në burim aksidentesh, duke qënë edhe një nga segmented më të mbingarkuar me lëvizje.

