Akuza e prindërve iranianë: Vajza mbahen me forcë në kampin e Manzës
Mustafa Muhammady, thotë se vajza e tij, Somayeh Muhamady mbahet pa dëshirën e saj brenda kapit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit. Ai ka bërë kallzim në policinë e këtij qyteti, ku thotë se vajza e tij është mbajtur në Iran me forcë në organizata MEK.
”Vajza ime ka shkuar në vitin 1997 për të takuar tezen në Irak. Ajo nuk është kthyer më dhe nuk kishim kontakte me të. Somayeh Muhamady është bërë pjesë e organizatës MEK në Irak dhe ne e dinim si organizatë të mirë. Pasi nuk kishim më kontakte me vajzën, në Irak ka shkuar dhe djali im për të gjetur vajzën. Të dy janë mbajtur nga kjo organizate dhe unë i kërkoja me ngulm fëmijët. Kjo organizatë më ka kërcënuar se do më vrasë fëmijët nëse vijoj ti kërkoj por unë nuk u tërhoqa”,-thuhet në denoncimin e Mustafa Muhamady në Policinë e Durrësit.
54-vjeçari thote se erdhi në Shqipëri pasi mësoi se vajza e tij ndodhet në kampin e Manzës në Durrës.
”Nga organizata arrita të nxjerr vetëm djalin, pasi vajza nuk e kishte ende pasaportën kanadeze. Në 2017-në më kanë thënë se vajza ime ndodhet në Durrës. Kam ardhur në zyrat e RAMSA në Tiranë, që merret me rehabilitimin e muxhahedinëve dhe kam parë dosjen e vajzës time, por i kanë ndryshuar disa të dhëna. Kam kërkuar takim me vajzën por më kanë thënë se e ka në dorë Ministria e Brendshme. Vajza ime mbahet pa dëshirën e saj në Manëz të Durrësit. Kërkoj që vajza ime të bashkohet me familjen duke e lënë të lirë nga kampi i Muxhahedinëve të Manzës”.
Historia e vajzës nga Iraku që mbahet në Kampin e Manzës ka nisur disa javë më parë. Pirndërit e saj pretendojnë se ajo mbahet pa dëshirën e saj në këtë kamp, ndërkohë që vetë muxhahedinët thonë se ky pretendim nuk qëndron. Pak ditë më parë dy shtetasit kanadezë bënë një tjetër denoncim në Policinë e Tiranës, ku pretendonin se ishin dhunuar nga anëtarët e organizatës së muxhahedinëve. Një ditë më parë organizata MEK i shpërndau medias një letër të ku sipas tyre ishte shkruar nga Somayeh Muhammady e cila thoshte se nuk do të takojë prindërit.
Burimi: /Shqiptarja.com/
KOHA JONË SONDAZH

