Akuza mjekët për vdekjen e vajzës 3 vjeçe, Nëna: Ma vranë, ik se s’merr vesh
Një histori e dhimbshme u dha sot në emisionin “Me zemër të hapur” në News 24. Historia e një nëne që vajton për humbjen e vajzës së saj 3 vjeçare dhe që nuk gjen paqe pa një përgjigje mbi vdekjen e saj.
Vajza e Anilës, Iza vdiq në ditën e tretë në spital, por nëna e saj thotë që nuk vuante nga ndonjë sëmundje e veçantë. Ajo ka treguar me detaje të gjithë ngjarjen që kur shtroi vajzën në spital, e deri kur ajo ndërri jetë.
“Infermierja u tregua mizore. I gjithë populli i Beratit është shokuar, se ajo shkoi në spital duke kërcyer e duke qeshur. Unë sa i hoqa termometrin vajzës kishte shumë ftohtë, i hodha xhup e batanije por prapë kishte ftohtë.
E çova tek doktoresha, ajo i ngre rrobat dhe thotë: Ka reaksion. E mora vajzën e çoj te dhoma ku bënte serumin dhe ma morën vajzën dhe e çuan në reanimacion. Unë u mbyta në lot dhe shkova ta shoh, lloj lloj infermieresh vinin aty që unë i thoja shikoni se vajza nuk është mirë, e ato më thonin: ik se nuk mer vesh.
Ata nuk iu afruan njëherë te koka. Asnjëherë nuk ishin prezentë tek koka e vajzës. Kur vjen shefi i pavionit ta kontrollojë, vajza u çua dhe kërkoi suko.
I ati ia dha, por vajza nuk e pinte dot. U lëshua direkt, i punonte vetëm zemra, dhe vetëm nxirrte djersë. Po të kishin shpëtuar Izën e vogël do bënin një mrekulli, por tre mjekët e infermierët e spitalit të Beratit nuk u përkushtuan sa duhet”,-rrëfen e ëma e vajzës.

