Akuza monstruoze të Sali Berishës për drogën e Elbasanit dhe Kryeministrin

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur në facebook një koment të egër,bile monstruoz,si në filmat me sherifa se gjoja këtë drogë e kanë nën kontroll Edi Rama, “Hakmarrja për drejtesi” dhe njërëz të pushtetit. Akuza është e pa faktuar,pasi ai duket se shkruan me fantazi.Nëse do të ishin të verteta do të ishte fatkeqsi për Shqipërinë. Duket ,mes rrjeshtave të shkruar më poshtë ( pasi po e botojmë të plotë çfarë ai ka shkruar) se Berisha ka një inat të vjetër me grupin e ashtuquajtur “Hakmarrja për drejtësi”. Ndonëse dy vellezërit Shyti iu përgjigjen dje akuzave të tij ndaj tyre, përsëri ish-kryeministri sulmon,bile këtë herë shumë më egër. Nëse Berisha do të shkonte në Prokurori të deshmonte me shkrim ato çfarë ai ka shkruar më poshtë do të ishte një gjest për t’u lavdëruar, pasi është shenjë se respekton ligjin dhe më pas heton e vendos drejtësia. Por nuk e ka bërë këtë gjë. Ka shkruar akuza të cilat për hir të medias së lirë po ia botojmë ,por do të ishte njëlloj sikur vellëzërit Shyti të shkruajnë nesër se “Azem Hajdarin e ka vrarë Berisha”! Kur ngre akuza publike duhen fakte dhe nëse Berisha ka fakte atëhere të shkoj në Prokurori.

Gjithsesi po e botojmë çka ish-kryeministri shkruan në Facebook:

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Te dhena te reja per organizaten e kokaines se Partise Siçiliste!!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, te dhena te reja nga hetimet deshmojne se banda shqiptaro – kolumbiane e kokaines eshte banda e "Partise Siçiliste" apo "Hakmarrja per Drejtesi". Keshtu, nga hetimet rezulton se:

– Rojen dhe sigurimin e impiantit te kokaines e bente daja i Leart dhe Orik Shytit, i vellai i Luan Bobratit, pikerisht Famedini (te cilin e therrasin Buci), i cili nuk eshte arrestuar nga Policia.

– Sajmir Batku eshte kusheriri i pare i Kreshnik Spahiut te "Hakmarrjes per Drejtesi", i akuzuar per nje seri vrasjesh.

– Nenkryetari i grupit, Gentjan Gjonaj, qe lidhet direkt me Klement Kolanecin, eshte djali i dajes se Orik Shytit, ka miqesi te ngushte me Olsi Ramen. Gentiani eshte ndertues ne "Elbasan Arena" dhe duket ndau parate me Ramat (Edvinin, Olsin?)

– Kusherira e pare e Gentian Gjonaj, Ina, ndrikulle e "Hakmarrjes per Drejtesi", ishte koordinatore personale e Edi Rames ne Vlore dhe pas zgjedhjeve Rama e emeroi drejtoreshe te Hipotekes (ne denoncuam ne Parlament kete akt te papergjegjshem). Sot Ina eshte drejtoreshe e INUK, pasi "Hakmarrja per Drejtesi" zgjidhi problemet e pronave ne Vlore.

– Banda e kokaines eshte banda e Partise Siçiliste sepse dy Dalipet e bandes jane kusherinj te pare te zevendesministrit dhe ish deputetit siçilist Dalipi, fitues tenderash ne "Elbasan Arena".

– Dy Dalipet jane miq per koke te dy anetareve te tjere te bandes "Hakmarrja per Drejtesi" Dabullet, djemte e deputetes siçiliste Arta Dade, te cilet ne rast se ju kujtohet nisen kohe me pare arken me mineral me poste ne adrese te Orik Shytit.

– Dabullet kane ne rrethin e tyre me te ngushte Gregor Ramen. Ne Parlament dhe ne FB kam denoncuar lidhjet e Gregut me Dabullet si ne rastin e kompanise se lojrave te fatit "Eurofil" te kesaj bande ashtu dhe ne rastin revoles ne ballin e Muhos (drejtorit te pergjithshem te hipotekes) per Hotel Vollgen ne Durres.

Vet Gregu, me shkruajne se, para 8 ditesh ka drekuar ne Elbasan me Kelment Dalipin.

Banda eshte e Partise sepse Kolumbinot e saj kane ardhur ne Shqiperi me viza te nxjerra direkt me urdher te neo-bllokmenit Ditzi Bushatit, pra si te thuash me rruge diplomatike.

Che Guevarat e "Hakmarrjes per Drejtesi" njelloj si Reformato i Partise Siçiliste, nuk figurojne ne regjistrin e te huajve!

Ne drejtim te bandes se Partise nuk eshte vetem Ermali, djali i Ilir Hoxhes, por eshte dhe nipi tjeter i diktatorit, Dritan Kolaneci, djali i Pranvera Hoxhes.

Ne qofte se Klementi, i ati i Dritanit, lidhjet i kishte direkt me Gentian Gjonaj, Dritani lidhjet i ka direkt me Genc Xhixhen, qe fluturon dhe vjen nga Kuba ne çdo fushate elektorale te Edi Rames.

Banda eshte e Partise Siçiliste, eshte "Hakmarrja per Drejtesi", sepse pas zgjedhjeve kjo bande u rivendos totalisht ne Shqiperi. Orik Shyti i denuar perjete per aktin terrorist te vendosjes se autobombes ne Tirane, leviz lirshem ne Tirane dhe Shqiperi me ndihmen e Belushkes, njelloj si ne rastin e Riformatos ai nuk regjistrohet ne sistemin TIMS gjate kalimit te kufirit ne Rinas. Sipas Briseldes se Tatimeve, mbeses se Nallbatit te "Hakmarrjes", ai eshte nje taksapagues shembullor qe meriton dhe bleten e arte. "Hakmarrja", me angazhimin e vet Rames, sugarit te tij Fuga apo Veliajt, ben ligjin ne tenderat dhe koncesionet e qeverise.

Edhe kesaj radhe qeverise i ka mbetur rrota ne drogen e Partise por jo ne kanabis por ne kokaine.

Operacioni i Policise Gjermane, Interpolit, Europolit, Prokurorise se Krimeve te Renda, te cilin Rama dhe Tahiri e shiten si suksesin e tyre, ju doli si suksesi i rrotes se avionit te Riformatos.

Policia nuk ka "gjetur" edhe 12 anetare te tjere te grupit sepse anetaret e bandes ne drejtim te Policise se Elbasanit dhe te Ministrise duket se i kane njoftuar!!

Sajmir Tahiri behet cope ti bindi gazetaret se linja e droges eshte nga Venezuela, pra e lidhur me Meten, dhe jo nga Kolumbia, pra e lidhur me Ramen!! sb

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?