Alarm në Greqi, zbulohet një anije pa pilot me eksploziv në Lefkadë

Forcat e Armatosura greke janë vendosur në gjendje alarmi pas zbulimit të një anijeje pa pilot në zonën e Lefkada, një incident që po hetohet me prioritet të lartë nga autoritetet ushtarake dhe shërbimet speciale të sigurisë.

Sipas informacioneve paraprake, hetimet janë marrë përsipër nga njësitë e specializuara të operacioneve nënujore, ndërsa ekspertët po analizojnë karakteristikat teknike të mjetit dhe pajisjet e dyshuara që ndodheshin në bord.

Burime ushtarake greke bëjnë me dije se provat e para kanë evidentuar praninë e detonatorëve dhe materialeve shpërthyese, duke ngritur dyshime se anija mund të ishte përgatitur për një sulm të mundshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet po hetojnë gjithashtu mënyrën se si mjeti ka mbërritur në ujërat pranë Lefkadës. Një nga skenarët që po shqyrtohet është transportimi i saj nga një mjet tjetër detar, pasi ekspertët vlerësojnë se lundrimi autonom në distanca të mëdha mbetet teknikisht i vështirë për mjete të këtij lloji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas raportimeve paraprake, teknologjia e përdorur në anijen pa pilot ngjan me modelet e njohura të tipit Magura, të zhvilluara dhe përdorura gjatë luftës në Ukrainë. Këto sisteme përdorin navigim satelitor dhe komunikim me rreze të gjatë veprimi, duke i bërë të afta për operacione në distanca të konsiderueshme.

Deri më tani, autoritetet greke nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare mbi origjinën e mjetit apo objektivin e mundshëm të tij, ndërsa hetimet po zhvillohen në kushte të forta sigurie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?