Alarm në SHBA, Al-Shabaab kërcënon me sulme në supermarkete

Alarm maksimal në SHBA, që nga Neë York deri në Chicago, pas publikimit të videos së al-Shabaab, që kërcënon me sulme kundër qendrave tregtare.

Masat e sigurisë janë marrë jo vetëm përreth supermarketeve “Mall of America”, në Mineapolis, i kërcënuar nga xhihadistët, por edhe në Neë York dhe Chicago.Qendrat e mëdha tregtare në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanada janë vënë edhe një herë në shënjestër të xhihadistëve.

Në një video të shpërndarë nga grupi terrorist al-Shabaab, i lidhur me Al Kaidën, thuhet se grupi do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013, që shkaktoi 60 të vdekur në Kenia.

Supermarketet kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë “Mall of America”, “Ëest Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.

SHKARKO APP