
Lajmi që qarkulloi në disa portale shqiptare për rreth 300 të rinj që dyshohej se kishin përfunduar në urgjencën e QSUT-së pas konsumimit të një substance narkotike, të hedhur dyshohet në pije gjatë festimeve të Halloween-it në Tiranë, rezulton i pavërtetë.
Ka qenë shefi i Toksikologjisë në QSUT, Andrin Tahiri, ai që ka hedhur poshtë këto pretendime, duke sqaruar se nuk ka pasur një fluks të tillë pacientësh dhe as raste të konfirmuara të përdorimit të të ashtuquajturave “droga të përdhunimit”.
Sipas Tahirit, gjatë ditës së festimeve janë paraqitur disa të rinj për shkak të abuzimit me alkoolin, por situata nuk ka qenë aspak në përmasat e raportuara. Ai theksoi se asistenca e mirëfilltë toksikologjike është kërkuar vetëm për një rast, duke e cilësuar lajmin për 300 të rinj si tërësisht të pavërtetë.
”Në vijim të lajmit të fundit për paraqitjen e një fluksi të rinjsh të reja te qsut urgjenca për asistencë toksikologjike është lajm i rremë. Pra lajmi prej 300 të rinjsh të rejash është ”fake”.
Lajmi është për abuzim me alooklin dhe rape drug. Ajo ka qenë ditë feste ku fluksi rritet por jo në ato përmasa, dhe jo me rape drugs. Ajo është drogë e re që jep efektet e një amnezie të plotë për atë që e përdor apo abuzon, nuk kundërshton dhe quhet droga e përdhunimit. Raste të tilla nuk kemi pasur.
Për ironi të fatit mund t’ju them që atë ditë asistencë të mirëfilltë toksikologjike është kërkuar vetëm për 1 rast”, tha doktor Andrin Tahiri.
