Alarm për bombë në aeroportin e Fiumicinos

 

Një fluturim i kompanisë Niki në nisje nga Roma për në Vjenë ka mbetur në tokë. Ai nuk është ngritur në fluturim për shkak të një alarmi për bombë. Kanë shkuar aty menjëherë forcat e rendit. Në bord është ndaluar një person që nuk ka pranuar të kontrollohet. Në bord ndodheshin 82 pasagjerë. Të gjithë janë zbritur për tu hapur rrugë forcave të rendit. Pasagjerët janë vendosur në një sallë të sigurtë. Mësohet se një nga pasagjerët, në dukje jo-italian ka bërtitur “Ka një bombë në avion”. Menjëherë kanë mbërritur forcat e sigurisë që po përpiqen të sqarojnë situatën.

SHKARKO APP