Alarmi i UNODC: Shqipëria me përdorimin më të lartë të drogës në botë
Edhe një tjetër raport ndërkombëtar përcakton Shqipërinë si vendi që përdor më shumë kokainë. Sipas hartës, për përdorimin e kokainës, prevalenca vjetore e përdorimit për Shqipërinë ishte 2.5%, për të dhënat që i referohen vitit 2014 dhe për grupmoshat nga 15.64 vjeç.
Kjo është më e larta nga të gjitha shtetet që raportohen nga UNODC. Për përdoruesit e hashashit, Shqipëria ka një prevalencë prej 5.6 (të dhënat po të vitit 2014), që është përgjithësisht më e ulët se një pjesë e madhe e vendeve të Europës Perëndimore, por më e larta në rajon.
Në Shqipëri drogat i përdorin të rinjtë
Në “Raportin Vjetor Global Të Drogave” për vitin 2017, publikuar në 23 qershor, shqipëria si asnjëherë tjetër në raportet e mëparshme, përmendet në pothuajse të gjitha, si një nga vendet kyçe në trafikimin, prodhimin e barit të kanabisit, madje dhe përdorimin e substancave të forta psikotike nga të rinjtë.
Shqipëria është gjithashtu një nga vendet me evidenca të forta në përfshirjen e grupeve të krimit të organizuar në trafikun e heroikës, kokainës dhe kanabisit. Shqipëria përmendet jo vetëm për trafikimin, por edhe për prodhimin.
“Burimet kryesore të barit të kanabisit në Europë janë brenda rajonit, veçanërisht Holanda dhe Shqipëria, megjithëse Europol ka identifikuar Çekinë si një nyje të rëndësishme shpërndarjeje për barin e kanabisit të trafikuar në shtetet fqinjë”.


