Ali Ahmeti plagoset në një aksident

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është aksidentuar me makinën e tij. Agjencia e Lajmeve maqedonase, Zhurnal online shkruan se nga aksidenti i ndodhur paraditen e sotme është plagosur lehetë kreu i BDI-së, ndërsa shoferi i makinës është në gjendje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur për Zhurnal nga dëshmitarë okularë të aksidentit, sipas të cilëve, makina e kryetarit të BDI-së është përplasur me shtyllat e betonit në ardhje nga Kërçova.

Ahmeti po udhëtonte drejt Shkupit për të takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

SHKARKO APP