Alibeaj: Parlamenti po nxjerr nga burgu hajdutët
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Enkelejd Alibeaj ka komentuar amnistinë penale. Për të PS dhe Rithemelimi me anë të amnistisë penale, kanë bërë aleancë antiSPAK. Akuza e tij është se parlamenti me ligj po nxjerr hajdutët nga burgu.
“Ne kemi pasur qëndrimin që njerëzit që ndiqen penalisht nga SPAK apo GJKKO të mos falen. Nëse do të miratohet në parlament amnistia penale, sinjali që jep Kuvendi është që SPAK punon, heton, GJKKO dënon hajdutët dhe të korruputuarit, e parlamenti po i nxjerr nga burgu. Ne kemi kërkuar që protestuesit që janë dënuar apo janë në gjykim të mund të përfitojnë.
E kemi quajtur pazar amnistinë, sepse propozimi i PS ka qenë që të dënuarit nga SPAK të mund të përfitojnë. Dhe Themelimi e ka pranuar. Kjo është aleancë antiSPAK mes PS dhe Rithemelimit. Pra, që të përfitojnë hajdutët jo me poste tepër të larta, por që kanë mbajtur një post në administratë si drejtor etj. Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit gjithashtu bëri kurban Reformën Zgjedhore”, tha Alibeaj.