Altin Dumani para bresherive të pyetjeve nga deputetët. A kishte fletë-arresti në xhep për deputetë dhe ministra?
Altin Dumani sot në parlament ka prezantuar raportin e vitit 2023 të Prokurorisë së Posaçme. Ai foli qartë, me fakte dhe korrekt. Por deputetët, të nisur edhe nga interesa të ndryshme politike, bënë një mori pyetjesh, nga me të ndryshmet.
Kreu i SPAK u përgjigj në një sallë me deputetë e ministra, nga të cilët një pjesë janë në hetim për korrupsion dhe shpërdorim detyre. Të jesh në një sallë të tillë, ku ka ujqër dhe dhelpra, e mira do të ishte që Altin Dumani të shkonte me fletë-arresti në xhep.
Sepse në parlament janë jo vetëm deputetët e popullit, por edhe deputetët e mafias dhe korrupsionit!