Altin Goxhaj: Policia tentoi të më fusë shkopin në b…..

Altin Goxhaj, i cili është ndaluar dje për shkak se ka kundërshtuar forcat e policisë për prishjen e një objekti në Pogradec, thotë se policia ka tentuar ta torturojë.

Madje, ai thotë se kanë tentuar t’i fusin një shkop në b…..

Sipas Goxhajt, policët kanë tentuar që t’i vjedhin edhe celularit, por atë e kishte futur në brekë.

“Dje më kërcënuan me jetë dhe tortura fizike, përfshi edhe shkopin e policisë në b…”, shkruan ai.

Ndërkohë, ai ka lëshuar edhe kërcënime dhe fyerje ndaj kryeministrit Rama.

Edo! Ti dhe bushtrat e tua, nëse me mua guxon edhe një herë të vetme t’i shkojë nëpër mendje halabakëve që urdhëron ti të mendojnë shkopin në b… apo thikën në gurmaz, mendo vetëm kaq!

Në qofsha gjallë pas atij momenti (se pa gjak s’mbyllet ajo punë, jo nga ai lloj gjaku që të pelqen ty) ruj veten dhe bushtrat e tua!!!

Në mos unë, dikush tjetër është gati të më zëvendësojë”, shkruan ai. "Dita"

SHKARKO APP