Ambasada e SHBA-së fton studentët shqiptarë: Bëhuni pjesë e laboratorit të gazetarisë investigative

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ftuar nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, studentët e gazetarisë që duan të luftojnë korrupsionin për të marrë pjesë në projektin e laboratorit të gazetarisë investigative.

“Je student gazetarie që dëshiron të luftojë korrupsionin? Ne të ftojmë të aplikosh për të qenë pjesë e laboratorit të gazetarisë investigative! Studentët e përzgjedhur që do të shfaqin pasion dhe kurajo për gazetari të pavarur dhe investiguese, do të ftohen për të marrë pjesë në një program trajnimi, si dhe do të shkruajnë raportime investiguese mbi çështje të rëndësishme në Shqipëri. Pajisje teknologjike nga më të fundit dhe trajnim mbi gazetarinë do të ofrohen nga ekspertë shqiptarë dhe profesorë të shquar gazetarie nga Shtetet e Bashkuara”, shkruan Ambasada e SHBA-së në Facebook, duke vënë në dispozicion edhe faqen e internetit ku mund të aplikohet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?