Ambasadori i ri i SHBA-së? Ardian Shtuni: Do jetë në të njëjtën linjë me Yuri Kim

David J. Kostelancik është emri i ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni, tha se pritet që ky ambasador të jetë në të njëjtën linjë me Yuri Kim.

Për të ai do të vazhdojë të merret me të njëjta prioritete, ndërsa pritet që të jetë një figurë e drejtpërdrejtë pasi ai ka qenë gjithnjë i angazhuar në Ballkan dhe në Europë dhe i kupton mirë situatat dhe politikat tona.

“Mendoj se prioritetet do të vazhdojnë të jenë të njëjta për shkak se edhe problemet janë të atilla që kërkojnë të jenë prioritete po të njëjtat probleme. Mendoj se ambasadori që do të vijë, është po ashtu njohës i Shqipërisë dhe i Ballkanit dhe i Europës, pasi fokusi i tij ka qenë në Europë dhe ka shërbyer edhe në Shqipëri në fillim të viteve ‘90. Po ashtu është një nga ata ambasadorë që di të flasë shqip në mënyrën metaforike, pra do jetë i drejtpërdrejtë dhe është i tillë që e ka përgatitjen mjaft të mirë për të kuptuar situatën”,-tha për Euronews Albania eksperti i sigurisë Ardian Shtuni.

SHKARKO APP