Ambasadori izraelit: Shqipëria, i vetmi vend në botë ku vjen duke qarë e ikin duke qarë

Ambasadori i Izraelit në Tiranë, David Cohen, ka përfunduar mandatin e tij dhe pritet që të largohet nga Shqipëria këto ditë.

Pak ditë më parë atij iu dha edhe një dekoratë mirënjohëse në Presidencë, ku nuk ngurroi të bënte edhe disa batuta.

Shqipëria për ne diplomatët ndoshta është vendi i vetëm në botë ku vjen duke qarë dhe ikën duke qarë

Diplomati shpreson gjithmonë që të emërohet në kryeqytete si Parisi, Vjena etj.

Kur emërohet në një vend të vogël si Shqipëria e merr të qarët.

Por kur vjen momenti për t’u larguar qan sërish. Sepse nuk dëshiron të largohet më”.

Cohen është i pari ambasador izraelit në Tiranë.

Kjo, duke qenë se ambasada e këtij vendi në Shqipëri është hapur vetëm në vitin 2011./

SHKARKO APP