Ambasadori Lu në Shkodër, takim me përfaqësues të projektit për regjistrimet dixhitale në Gjykatë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu zhvilloi sot një vizitë në qytetin e Shkodrës.

Ambasadori Lu u takua me përfaqësues të projektit të Regjistrimeve Audio Dixhitale, për të mësuar më shumë mbi punën e tyre në Shkodër.

Ky projekt, i financuar nga USAID/Albania, po prezanton mënyra për të rritur efikasitetin dhe transparencën në sallat e gjyqeve nëpërmjet futjes së kapaciteteve për inçizime audio dixhitale për gjykatat shqiptare.

Kjo teknologji përfaqëson një ndryshim në mënyrën se si zhvillohen dhe shqyrtohen proceset, si dhe promovon më shumë profesionalizëm dhe sjellje etike në sallën e gjyqit. 

 

 

SHKARKO APP